Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e ka cilësuar joserioze situatën e krijuar pas peticioneve të nisura për bashkim të Mitrovicës, nga kryetari i komunës Agim Bahtiri.
Në adresimin e tij për media, kryeministri Haradinaj konsideron se Mitrovica nuk është dashur të ndahej paraprakisht për të ardh deri tek momenti i sotëm në tentim për ta bashkuar si komunë të vetme.
”S’kemi pas pse me nda Mitrovicën, që me e bashku tani. Është joserioze ajo që po ndodh atje. Të njëjtit njerëz jemi. Nuk është dasht me nda atëherë për ta bashkuar sot”.
”Mitrovica nën ne është nda, e me prit për ta bashkuar ne të njëjtit po më duket e pakuptimtë”.