Në lidhje me videon e postuar në media, ku shfaqet plaga e pacientes B. H dhe konstatohet se kjo ka ardhur në mungesë të rrjetes kirurgjike, konsiliumi profesional i formuar nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, në përbërje të kirurgëve abdominalë dhe anesteziologve, ka bërë raportin profesiona.
Sipas kumtesës kirurgët kanë konstatuar se gjendja, në të cilën është pacientja momentalisht në ambient me përmbajtje të madhe qelbi, nuk lejon vendosjen e rrjetës dyfaqësore dhe plaga nuk ka ndodhur në mungesë të rrjetes.
Ndërkohë, ekipet kujdestare në përbërje të kirurgëve abdominalë dhe kirurgëve plastikë kanë mbyllur plagën përmes metodës kirurgjike me vakum, e njohur si Metoda e Vakut, që nënkupton thithjen e përmbajtjeve të dëmshme.
Ekipet mjekësore në vazhdimësi po monitorojnë gjendjen e pacientes, theksohet në njoftimin e lëshuar