Është sulmuar fizikisht aktivisti i Vetëvendosjes në Therandë, Veton Shala nga një asamblist i PSD-së, njëherësh këshilltar komunal në Therandë, Leonard Shala.

Policia në Suharekë ja ka konfirmuar rastin KTV-së, duke treguar se rasti ka ndodhur gjatë një ceremonie varrimi.

“Kemi një raport të paraqitur në polici nga një qytetar i thjeshtë për një këshilltar komunal, i cili flet për një lëndim të lehtë trupor”, ka treguar komandanti i policisë atje, Milazim Lumi.

Rasti siç duket ka marrë shkas nga disa kritika që aktivisti i VV-së i ka drejtuar në murin e asamblistit të PSD-së, duke i thënë se PSD është bërë bisht i PDK-së.

Leonard Shala e kishte kërcënuar Veton Shalën edhe në Facebook, duke e paralajmëruar se ashtu siç po qeshë, mund të qajë.