Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar pas vdekjes së policit Izet Demaj, në Istog. Veseli është shprehur thellësissht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Demajt.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se Demaj ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Derisa ka thënë se “në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit”.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj, në Istog. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit”, ka shkruar Veseli.

Për vdekjen e policit ka reguar edhe Kryeministri Haradinaj. Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës.

Izet Demaj u vra sot në një shkëmbim armësh në Istog.

Pas një tentimi për plaçkitje në një bankë, ka vdekur edhe personi i cili u dyshua se po plaçkite bankën.