Është duke vazhduar greva nga Federata Sindikale e Shëndetësisë.

E, në QKMF në Podujevë, sipas banorëve që kanë dërguar edhe foto, asnjë mjek nuk gjendet në vendin e punës.

Për dallim prej ditëve të tjera kur korridoret e QKMF në Podujevë, janë të stërmbushura me pacientë që presin për të marrë shërbime shëndetësore, këto ditë banorët ankohen se në këtë institucion nuk është asnjë mjek, shkruan Llapi.info

Pacientët janë kthyer prapa duke mbetur pa shërbime shëndetësore. Ata janë të detyruar që zgjidhje të bëjnë në klinikat private.

E nga kjo grevë nuk u kursyen as fëmijët, të cilët nuk arritën të marrin shërbimet mjekësor.

Ndryshe, kjo grevë një mjeku i ka kushtuar me sulm fizik. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër të Gjilanit, një ditë më parë një person sulmoi mjekun pasi ai refuzoi t’ia kontrollonte vajzën, duke i sugjeruar atij që fëmijën ta dërgonte në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar për sulm fizik dhe është dërguar në mbajtje.

Këshilli Qendror Grevist i Federatës Sindikale të Shëndetësisë pas vazhdimit të grevës edhe për 48 orë, ka thënë se pas festës së Vitit të Ri, me datën 3 janar 2019, do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë./Llapi.info