Në javën e parë vitit 2019 pritet të mbajë mot i ftohtë, me ngrica dhe reshje të dobëta bore
Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimala nga 1 deri në 4 gradë Celiust.Kështu do të jenë temperaturat gjatë javës së ardhshme.

31.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta bore, që gjatë ditës vende-vende mund të përzien edhe me shi. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë në pjesën më të madhe të vendit.

1.01.2019 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Në mbrëmje priten kthjellime.

2.01 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të dobëta bore.

3.01-4.01 – Të enjten mot i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore. Ditën e premte mot shumë i ftohtë, kryesisht i vranët, me mundësi për reshje lokale bore./Llapi.info