Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info

Nga përplasja e tri veturave, siç mëson Llapi.info kanë mbetur të lënduar 8 persona, derisa ende nuk dihet shkalla e lëndimeve.

Të lënduarit janë nisur menjëherë për në QKUK, teksa është nevojitur ndërhyrja edhe e zjarrfikësve.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia po punon në zbardhjen e rastit./Llapi.info