Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar qytetarët me rastin e vitit të ri 2019, duke thënë se viti 2018 po e përmbyllet si vit i suksesshëm, njofton Llapi.info.
“Po përmbyllim një vit të suksesshëm në shumë fusha, që bëjnë cilësinë, standardin e mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Edhe gjatë vitit 2019 do të jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në arritjen e synimeve për zhvillimin e gjithmbarshëm të Komunës sonë.
Uroj që ky vit t’i përmbushë të gjitha pritjet tuaja, t’ju sjellë më shumë paqe, begati dhe lumturi!”, thuhet në urimin e Veliut./Llapi.info