Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve që ka marrë në aksidentin që ka ndodhur rreth dje orës 14:00 në fshatin Penuhë të Podujevës, njofton Llapi.info
Plagëve nuk mundi t’iu mbijetojë Dardane Ademi. Sipas një njoftimi të dërguar nga familjarë të së ndjerës, varrimi i saj bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Trudë të Prishtinës.
Ndryshe, në këtë aksident, përveç saj lëndime të rënda kanë pësuar edhe tetë persona të tjerë të cilët gjenden për trajtim mjekësor në QKUK./Llapi.info