Magjistralja që lidh Podujevën me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën është njëra ndër rrugët nacionale me më së shumti qarkullim në vend, shkruan Llapi.info

Mirëpo, pos kësaj, fatkeqësisht edhe aksidentet në këtë rrugë gjatë vitit 2018 nuk ishin të pakta.

Ishte 2 janari i vitit 2018, ku në këtë magjistrale, në një aksident në Vranidoll humbën jetën dy persona. Një i moshuar dhe një grua vdiqën në këtë aksident të martën mbrëma.

Ndërsa, gjatë ditës së fundit të vitit 2018, rreth orës 14:00 në një aksident në këtë magjistrale, konkretisht në fshatin Penuhë humbi jetën D.A, 32-vjeçare, derisa mbetën të lënduar edhe 8 të tjerë. Nëna e dy fëmijëve, u varros sot në fshatin Trudë.

Po ashtu, në këtë magjistrale gjatë vitit 2018, kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve me të lënduar dhe dëme materiale.

Ndërkohë, në statistikat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në Podujevë deri në fund të dhjetorit kanë ndodhur 292 aksidente, prej tyre tri me fatalitet e 243 me të lënduar./Llapi.info