Pas një sëmundje të rëndë, shërimin e së cilës nuk mundi ta gjej në Kosovë, mbrëmë ka ndërruar jerë ish luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni.
Vdekja e tij preku të gjithë bashkëluftëtarët e tij, të cilët shprehen ngushëllime për familjarët, derisa kryeministri ishte në shtëpi të të ndjerit për të vizituar familjen.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një postim ka njoftuar se kur do të bëhet varrimi i të ndjerit.
Sipas Haradinajt, Hyseni do të varrohet nesër në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Të nderuar Bashkluftetar
Siç jeni të informuar, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, veterani i dy luftërave çlirimtare, Avni Hyseni.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e mërkurë, dt.2 janar 2019 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Paraprakisht do të bëhen homazhe dhe do të ketë mbledhje komemorative, sipas kësaj agjende:
__________________
E mërkurë, 2 janar 2019:
Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë
Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia mortore në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”
Ora 14:00, Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.
Pjesëmarrja masovike e juaja dhe e qytetarëve e nderon luftën, jetën dhe veprën e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.
Ngushëllime familjes, miqve e bashkëluftëtarëve!