Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe për partinë që ai e drejton Partinë Demokratike të Kosovës.
I pyetur se a ka ndikuar largimi i Hashim Thaçit në rënien e partisë, Veseli tha se kjo nuk ka ndikuar aspak pasi PDK-ja është në proces të transformimi.

“Pas daljes së Hashim Thaçit nga Partia Demokratike e Kosovës, partia është në një proces të transformimit, unë besojë se do të ketë rritje të madhe, të cilën po e thonë shumë sondazhe të cilat janë duke u bartur nga faktori ndërkombëtar, por edhe nga ajo që e shohim në teren.

“Ka një fluks të jashtëzakonshëm të njerëzve”, ishin fjalët e Veselit duke thënë se PDK është partia me strukturën më të gjërë në Kosovë.

Veseli ka paralajmëruar aderime të reja në parti.

Për më shumë ndiq intervistën e realizuar me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.