Ka shkuar në tetë numri i personave të vdekur në aksidentin e trenit të së mërkurës në një urë që lidh dy ishujt kryesore të Danimarkës.
Policia tha se 16 veta u plagosën në trenin me 131 pasagjerë në bord, shkruan Sky news, transmeton lajmi.net.
Po ashtu Policia njoftoi se ata kishin identifikuar katër nga trupat, por moti i keq dhe dëmtimi i rëndë i trenit e bënin një hetim fillestar të vështirë.
Treni me 131 pasagjerë në bord po shkonte drejt kryeqytetit, Kopenhagen, kur goditi mbeturinat nga një tren mallrash.