Kosovari, Getoar Mjeku avokat i diplomuar në Amerikë, po ka probleme që e njëjta diplomë t’i njihet në Kosovë.

Sipas tij, Ministria e Arsimit në Kosovë ia ka zhvleftësuar doktoratën amerikane duke ia njohur si master, e që sipas tij, Ministria ka vendosë kundër udhëzimeve të autoriteteve amerikane, që cekin shprehimisht vlerën e diplomës sime: doktoratë, e barasvlershme me PhD në fushat tjera, ose gradë e nivelit ma të lartë të sistemit kosovar, transmeton Llapi.info

Mjeku përmes një postimi në ‘Facebook’, thotë se vazhdon të ketë probleme të njëjta tash e 4 vite.

Përkundër këtyre Mjeku thotë se nuk e ka ndërmend të zmbrapset .

Më poshtë postimi i plotë:

Problemet e mia me diplomën amerikane në vendin ma proamerikan të botës:

2015 — Ministria e Arsimit nuk pranoi me ma nostrifiku doktoratën pa i nostrifiku së pari diplomat e mahershme. Me këtë kushtëzim, shteti vetëm më vonoi e më harxhoi pa nevojë.

2016 — Mbas gati nji viti vonesë, Ministria e Arsimit ma zhvleftësoi doktoratën amerikane tue ma njoftë si master. Ministria nuk e ka arsyetu asnjiherë vendimin e vet, dhe ka vendosë kundër udhëzimeve t’autoriteteve amerikane, që cekin shprehimisht vlerën e diplomës sime: doktoratë, e barazvlefshme me PhD në fushat tjera, ose gradë e nivelit ma të naltë të sistemit kosovar.

2016 — Universiteti i Prishtinës nuk më la me hy në provim pranues të programit të doktoratës sepse nuk e kisha kry modulin ndërkombëtar të fakultetit juridik. Më thanë se Ministria e Arsimit nuk i lejonte me shmangë këtë kusht. Kushti përjashton thujse të gjithë ata që nuk kanë studiu në Kosovë, dhe e shkel Konventën e Lisbonës për Njohjen e Diplomave, e cila kërkon me i akomodu dallimet mes programeve të studimit. (Me UP-në kam edhe lidhje shpirtnore: jam rritë mes studentave që kanë mbajtë mësim në shtëpinë time për plot pesë vjet, mbasi pushtuesi sërb i ka dëbu prej kampusit.)

2017 — Në fillim të vitit, humba disa raste punësimi në fushën akademike për shkak të vendimit të Ministrisë së Arsimit.

2017 — Kah vera, Ministria e Arsimit ma refuzoi ankesën ndaj vendimit për diplomën, sërish mbas gati nji viti vonesë. Refuzimi shabllon as i cek faktet siç janë, as jep arsyetim të ligjshëm. Mbas kësaj, e padita Ministrinë. Landa po pret me u shqyrtu në gjykatë.

2018 — Ministria e Drejtësisë ma refuzoi kërkesën me hy në provim të jurisprudencës me arsyetimin e çuditshëm se nuk e kam dëshmu shkollimin tim, ani pse i kam dorëzu të gjithë letrat me rregull. Unë u ankova simbas ligjit ndaj këtij vendimi të padrejtë.

2019 — Sot kaloi afati për shqyrtimin e ankesës sime rreth provimit të jurisprudencës, dhe ministri nuk më ktheu përgjigje. Ankesën tani po e ndaj me ju këtu. Jam mundu me e shkru shkurt e shqip, ndonëse në dialektin e letrave të shtetit.

Këto janë veç disa prej padrejtësive që i kam përjetu prej se jam kthy nga mërgimi tri vjet ma parë. Por unë nuk e kam ndërmend me u largu prej vendit tem, ani pse n’Amerikë jam avokat i licensuem. Kam me vazhdu me luftu për të drejtat dhe idealet mia.

Dardania asht shum e shtrejtë me ua lanë në dorë atyne që as dojnë e as dijnë me i shërby.

Image may contain: text

Image may contain: text

Image may contain: text

Image may contain: text

Image may contain: text