Foto ilustrim

Me përfundimin e festave të fundvitit ka filluar edhe kthimi nga Kosova i bashkëatdhetarëve nëpër vendet e tyre ku jetojnë dhe veprojnë.

Kështu kanë filluar të krijohen edhe kolona të gjata në kufi.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdare, pritjet janë deri në dy orë për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë në Kosova nga kjo pikë kufitare nuk ka pritje.

Sipas kësaj qendre pritjet deri në 40 minuta po krijohen edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova.