Sipas Evening Standard, skuadra Arsenal do të presë deri në fund të sezonit para se të marr një vendim për mesfushorin gjerman, Mesut Ozil.

Është raportuar se mesfushori 30 vjeçar nuk dëshiron që ta braktisë skuadrën angleze, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo e ardhmja e tij në këtë skuadër mbetet ende e paqartë.

Prandaj Arsenal do të presë deri në verë në mënyrë që ta marr një vendim përfundimtar për të ardhmen e Ozilit.