Futbollisti i ekipit të Lazios dhe Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha është kthyer në vendlindjen e tij në Podujevë, shkruan Llapi.info

Me këtë rast, Bajrami ka vizituar edhe klubin nga Podujeva, Llapin. Bajrami është pritur nga anëtarët e kryesisë së klubit, derisa ka thënë se do të ishte arritje e madhe për Podujevën, nëse Llapi shpallet kampion në Ipko Superligë.

“Podujevë, 4 janar 2019 – Futbollisti llapjan që është pjesë e Lazios dhe Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha gjatë qëndrimit të tij në vendlindje ka gjetur kohë dhe ka nderuar në vizitë klubin nga vendlindja e tij, Llapin.

Valoni me vizitën e tij në darkën e përbashkët para fillimit të përgaditjeve për edicionin pranveror ishte motivuesi kryesor që Llapi të jetë kandidat potencial për titullin e kampion, e ku Valoni tha se në rast shpalljeje të Llapit kampion do i gëzohej dhe do ishte një arritje e madhe për gjithë qytetin llapjan.

Ai u prit ngrohtësisht nga anëtarët e kryesisë dhe nga futbollistët e skuadrës, teksa për kontributin e tij për futbollin kosovar, Drejtori ekzekutiv, Tahir Batatina e nderoi me mirënjohje”, thuhet në njoftimin e klubit./Llapi.info

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor