Një person ka ndërruar jetë të enjten në QKUK pas lëndimeve të marra në një aksident të ndodhur të mërkurën mbrëma në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lebanë, raporton Llapi.info
Policia ka njoftuar se viktima e këtij rasti është këmbësor.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin (viktimën) mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK-së dhe me datë 03.01.2019 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së
Ndërsa, siç mëson Llapi.info, tashmë i ndjeri është Ramush Rama nga fshati Lupç i Podujevës . Rama ishte edhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së Bletarëve “Llapi”.
Ndryshe, varrimi i të ndjerit është bërë sot në varrezat e fshatit Lupç i Poshtëm nga ora 15:00./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara nga aksidenti në fjalë: