Llapi ka prezantuar sot transferimin e tretë të afatit kalimtar të janarit, transmeton Llapi.inf

Pas arritjes së marrëveshjes me lojtarët Flamur Bajrami dhe Elvis Prençi, Llapi sot ka kryer prezantimin me fanellën bardhekaltër edhe me mbrojtësin Rron Statovci.

Statovci së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës – mirëpo ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Superligën e Kosovës tek skuadra e Llapit.

“Llapi ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin e krahut të djathtë i cili luan edhe si mbrojtës i majtë, Rron Statovci i cili së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës. Llapi ka arritur marrëveshje që Rroni të jetë pjesë e klubit me kontratë për 2 vite e gjysmë.

Rron Statovci, 21 vjeç, i gjatë 1.76m dhe i lindur më 18.01.1997 në Prishtinë është rikthyer për herë të dytë tek Llapi. Pozitat që ai luan janë mbrojtës i djathtë dhe i majtë. Më parë Rroni ishte pjesë e 2 Korrikut, Vllaznisë, Flamurtarit e së fundmi Partizanit të Tiranës.

Pas prezantimit si futbollist i Llapit, Rroni u paraqit për herë të parë në stërvitje me grupin tjetër të futbollistëve të skuadrës”, bëhet e ditur në njoftimin e klubit./Llapi.info

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing