Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, njofton Llapi.info
Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve, një veturë ka dalë matanë rrugës kështu duke përfunduar në arat e asaj ane.
Përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar. Llapi.info ka kontaktuar edhe me Qendrën Emergjente të Podujevës, nga atje kanë thënë se nga ky rast deri më tani askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Ndryshe, reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë në vend ka bërë që të vështirësohet dukshëm qarkullimi.
Kujtojmë, Ministria e Infrastrukturës në një komunikatë për medie ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme./Llapi.info