Klubi nga Podujeva, KF Llapi ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, shkruan Llapi.info

Skuadra që renditet në pozitën e tretë në IPKO Superligë, ka vazhduar me përforcime teksa synon që të garojë për titullin në Superligë.

Llapi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se sulmuesi, Miran Maksuti është kthyer te klubi. 25-vjeçari që së fundmi veshi fanellën e Renovës në Maqedoni, në futbollin kosovar vitin e kaluar ishte aktivizuar te ekipi i KEK-ut.

Klubi nga Podujeva, ka bërë të ditur se futbollisti nga Tetova do të veshë fanellën e ekipit që nga fillimi i stinorit pranveror.

“Qendërsulmuesi nga Tetova ka arritur marrëveshje me kryetarin e klubit, Beqir Batatina dhe në këtë edicion do vesh fanellën bardhekaltër të Llapit”, shkruan në njoftimin e klubit.

Maksuti së fundmi ishte pjesë e Renovës, ndërsa më parë ka luajtur edhe tek KEK-u.

Ndryshe, llapjanët kanë sjell në radhët e veta Rron Statovcin, i cili vitet e kaluara ishte pjesë e Tiranës dhe Partizanit./Llapi.info