Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Osman Kurtollin, me të cilin ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Komunës së Podujevës.

Në takimin e sotëm, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Osman Kurtolli kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi për subvencionimin (mbulimin) e shpenzimeve për shërbimin e varrimit të qytetarëve me vendbanim të përhershëm në territorin e Komunës së Podujevës.

Memorandumi është nënshkruar në bazë të vendimit të Kuvendit të Komunës së Podujevës dhe do të vlejë deri më 31.12.2020.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, Komuna bën mbulimin e shpenzimeve të varrimit të kryera nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë për çdo preson të vdekur, për të cilin në bazë të ekzaminimeve mjekësore në pajtim me dispozitat ligjore është konstatuar vdekja.

Mbulimi i shpenzimeve përfshin: transportin e kufomës, fletë-lajmërimet (afishet), dërrasat, piramidën, pastrimin e kufomës, mbulesën e kufomës dhe qefinin.

Mbulimi i shpenzimeve të varrimit do të bëhet në bazë të çmimores të miratuar në Kuvendin e Komunës nga mjetet buxhetore të hyrave vetanake të Komunës./Llapi.info