Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës në Podujevë se është rrahur nga vajza dhe djali, transmeton Llapi.info

Përkundër sulmit ndaj nënës, dy fëmijët nuk janë arrestuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Podujevë 08.01.2019 – 10:50. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy fëmijët e saj, një femër dhe një mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia./Llapi.info