Reshjet e dendura të borës që kanë filluar nga mbrëmë, kanë bërë që në rrugët e Podujevës të ketë vështirësi në qarkullim, njofton Llapi.info

Si rrjedhojë e borës, rrugët në Podujevë ende nuk janë pastruar nga bora. Në bazë të disa fotografive të siguruara, shihet prezenca e madhe e borës, por edhe e akullit.

Ndërkohë, që ka vështirësi në qarkullim e ka thënë edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

“Të gjitha rrugët në Kosovë momentalisht janë të kalueshme. Deri më tani nuk kemi informacion për bllokim të rrugëve diku në Kosovë. Megjithatë, reshjet janë mjaft të dendura dhe ka vështirësi në qarkullim”, ka thënë Kadriu.

Kujtojmë, Policia e Kosovës përmes në komunikate për medie ka apeluar për kujdes më të shtuar në komunikacion, si pasojë e reshjeve të borës që janë duke vazhduar./Llapi.info