Janë duke vazhduar reshjet e dendura të borës në vend.

Nga këto reshje, ka edhe vështirësi përgjatë kalimit në disa rrugë të Kosovës.

Kësisoj, sipas lexuesve të portalit, magjistralja Podujevë-Prishtinë vazhdon të jetë e papastruara dhe mjaft të rrezikshme për vozitësit të cilët kalojnë në këtë pjesë të vendit

Ndryshe, reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që të rritet numri i aksidenteve në vend, derisa Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion./Llapi.info