Nga reshjet e mëdha të borës, vështirësi të mëdha ka në disa lagje të fshatit Bradash të Podujevës, njofton Llapi.info
Sipas banorëve të cilët edhe kanë dërguar video në redaksinë e portalit, lagjja “Osmani”, ka mbetur e bllokuar nga bora e pandërprerë. Sipas tyre, kjo lagje ka mbetur e bllokuar nga bora e madhe
Ndryshe, në shumë pjesë të vendit nëpër lagje të fshatrave, banorët kanë marrë aksione për lirimin e rrugëve nga bora, pas që sipas tyre, kompania e kontraktuar nuk po e bënë.
Kujtojmë, zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, për Llapi.info e ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në Podujevë është vështirësuar.
“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të borës, është vështirësuar qarkullimi në rrugët e qytetit dhe fshatrave të komunës së Podujevës. Ekipet e kompanisë së kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, me makinerinë për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës, vazhdimisht janë në teren, për të mbajtur rrugët të hapura për qarkullim. Mirëpo, reshjet e vazhdueshme të borës po pamundësojnë mbajtjen e rrugëve të pastruara”, ka thënë Elezi./Llapi.info