Kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës, po vazhdon me mirëmbajtjen e rrugëve në qytet dhe fshatra të Komunës, shkruan Llapi.info
Sipas njoftimit të Komunës, pavarësisht punës së ekipeve për hapjen e rrugëve, reshjet e dendura dhe sistematike të borës, kanë vështirësuar qarkullimin në të gjitha rrugët.
“Kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit edhe në këto orë të vona po vazhdon punën në teren për të pastruar borën nëpër rrugët e qytetit dhe fshatrave. Pavarësisht punës së vazhdueshme të ekipeve për hapjen e rrugëve, reshjet e dendura dhe sistematike të borë, sot kanë vështirësuar qarkullimin në të gjitha rrugët e komunës. Ekipet do të vazhdojnë punën në teren, për të pastruar borën nga rrugët në të gjitha lokalitetet”, njofton kumtesa.
Kujtojmë, zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, për Llapi.info ka thënë se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve në Podujevë do të jenë në teren gjatë tërë natës, derisa edhe banorët kanë shprehur pakënaqësitë për mospastrimin e rrugëve nëpër qytet e fshatra të shumta.
“Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, përveç makinerisë, ka angazhuar edhe punëtorë për pastrimin e trotuareve në qytet. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve do të jenë në teren edhe gjatë tërë natës”, ka thënë Elezi./Llapi.info