Reshjet e mëdha të dëborës kanë mbyllur rrugë dhe kanë ngujuar qytetarë në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Kështu për zgjidhjen e këtij problemi ka menduar Shemsi Potera, nga Llapashtica e Podujevës.

Ai që nga viti 2012 ka filluar të pastrojë vullnetarisht rrugë të ndryshme në Kosovë.

Potera tregon se ka ndërtuar një mjetë të cilin e ka vendosur në veturën e vet, dhe bashkë me të ka filluar të heq borën para shtëpisë së vet, kështu nga kjo vazhdoi me pastrimin e rrugëve tek bashkëfshatarëve e vet.

“Kërkesat dhe problemet e qytetarëve për pastrim të rrugëve nga dëbora më kanë shtyrë, unë çdo herë sa kam kohë me orë të tëra pastrojë rrugët në lagjen e fshatit Llapashticë, por edhe në fshatrat për rreth siç është Bardhoshi”, tha Potera në një intervistë për klankosova.tv.

Shemsiu tregon se ndonjëherë merr ndihmë nga persona të ndryshëm, ku atij i dhurojnë para për të blerë derivate që t’i përdorë për pastrimin e rrugëve, njofton Klan Kosova.

“Dje kam dal edhe sot gjithashtu kam tërheq dëborën, në një lagje të Veternikut sot kam ndihmuar një familje të cilët ishin ngujuar nga dëbora dhe unë u hapa rrugën, kjo më bënë të ndjehem shumë i lumtur kur shoh që njerëzit janë të lumtur nga puna ime”, deklaroj Potera.