Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, ka vazhduar me aksionin për t’iu dalë në ndihmë nevojtarëve duke shpërndarë miell dhe drunj në këto ditë të ftohta, transmeton Llapi.info

Sipas një njoftimi të kësaj partie, në këtë aksion të sotëm janë ndihmuar shtatë familje.

“Vazhdon solidarizimi me qytetarët në nevojë
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë, sot bëri shpërndarjen e drunjëve dhe miellit për shtatë familje nevojtare në këtë dimër të vështirë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kujtojmë, dega e kësaj partie në Podujevë, ka ndihmuar edhe më parë me drunj familjet nevojtare, derisa kanë kritikuar institucionet komunale për mos shpërndarjen e drunjve të konfiskuara që sipas tyre, gjenden në pikën grumbulluese në Peran./Llapi.info

Image may contain: outdoor

No photo description available.

Image may contain: outdoor and food