Organizata joqeveritare “ Rotary Club Podujeva” sot sheshin në qytetit “Ali Ajeti”, ka ndërtuar dordolecin më të madh të bërë ndonjëherë në Kosovë, njofton Llapi.info

Ndërtimin e kësaj vepre nga bora është bërë nga anëtarët e organizatës, qytetarë dhe artist të qytetit. Sipas kësaj organizate kjo performancë është në kuadër të planit të aktiviteteve të organizatës dhe ka për qëllim krijimin e një fryme të bashkëpunimit në komunitet, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere festive në qytet.

Kryetari i “Rotary Club Podujeva, Granit Thaçi, ka thënë se qëllimi i këtij aktiviteti është largimi nga temat politike.“Organizata e jonë është “Rotary Club”, është pjesë e rrjetit të organizatave të Kosovës, Kosova dikun i numëron rreth 14 klube të rotarjanëve. Aktiviteti i jonë është ndërtimi i dordolecit më të madh në Kosovë, është në kuadër të aktiviteteve tona si klub këto tre muaj që kanë të bëjnë vetëm me projekte që sjellin një frymë ndryshe brenda komunitetit, që sjellin frymë edhe sado pak festive në qytetin tonë”, tha ai.

Sipas tij, dordoleci do ketë madhësi deri në pesë metra.

“Qëllimi kryesor është me ndodhë diçka, nuk ka mesazh në vetvete kjo performancë për politikën, madje mesazhi kryesor politik i kësaj performance është largimi nga temat ditore politike për qytetarët e qytetit e pse jo edhe të Kosovës. Janë mbledhur shumë fëmijë dhe kryesorja është më u kënaqë ata dhe të tjerët”.

“Shumë më lehtë kishte me qenë një kompani me pague, por qëllimi ka qenë që me punu edhe na si anëtarë të klubit edhe qytetarët bashkërisht”, ka thënë kryetari i kësaj shoqate, Granit Thaçi.

Në mesin e qytetarëve të cilët kishin dalur për të ndihmuar në ndërtimin e këtij dordoleci kishte edhe shumë fëmijë.

Edhe anëtarë të kësaj shoqate u shprehen se ndërtimi i kësaj vepre nga bora, për qëllim ka krijimin e një fryme të bashkëpunimit në komunitet, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere festive në qytet./Llapi.info