Sot, i është dhënë lamtumira e fundit 11-vjeçares, Alberinë Selimi, pasi që e njëjta s’ka arritur t’i përballojë plagët që kishte marrë në një aksident në Penuhë, raporton Llapi.info

Lamtumira e 11-vjeçares u dha në varrezat e fshatit Kaçibeg, ku të pranishëm ishin familjarë e qytetarë të shumtë.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, e aksidentuara ishte në tretman mjekësor në repartin intensiv në QKUK qe 14 ditë.

Kujtojmë, në këtë aksident ka humbur jetën edhe një grua 32-vjeçare./Llapi.info