Mesfushori Lorik Aliu gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe zyrtarisht është pjesë e Llapit, transmeton Llapi.info
Aliu është pjesë e Llapit nga fillimi i edicionit, por pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi ka vendosur të nënshkruajë kontratë me klubin.
Lorik Aliu, 22 vjeç, i lindur më 07.05.1996 në Prishtinë është mesfushor defanziv dhe qendror.
“Aliu më parë ishte pjesë e Prishtinës dhe Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17 e U19”.
“Ai ishte bërë pjesë e gjigantit gjerman, Borussia Dortmund ku kishte bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij por lëndimi ia kishte pa mundësuar qëndrimin atje”.
“Loriku pasi ka kaluar plotësisht lëndimin është i gatshëm t’i ndihmoj klubit në rrugën drejt titullit kampion”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Kujtojmë, Llapi është në vendin e tretë me 35 pikë, pesë më pak se Prishtina.