Klubi i zhytjes”Prishtina” sot ka organizuar një aktivitet zhytje nën akull në Liqenin e Batllavës, njofton Llapi.info
Një numër i qytetarëve kanë dalë sot për të shijuar Liqenin e Batllavës më ndryshe se herëve tjera. Për shkak temperaturave shumtë të ulëta ditëve të fundit është krijuar akull mbi Liqeni e Batllavës. Për këtë, është organizuar edhe zhytja nën akull në këtë liqen nga disa persona të cilët kanë shprehur dëshirë të provojnë këtë gjë.
Duke veshur rrobat e posaçme për zhytje, ata kanë prerë me sharrë një pjesë të akullit dhe janë zhytur nën të.