Përderisa ishte duke i hapur dyert e oborrit, dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur t’i marrin kuletën ku kishte 310 euro.

Gjatë grabitjes viktima është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor, ku sipas mjekut ka lëndime të lehta.

Të dyshuarit lidhur me këtë rast janë në arrati, thuhet në raportin e policisë.