Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte në kërkim.
Në ora 03:45 e mëngjesit të djeshëm në pikëkalimin kufitar në Merdare, Policia e Kosovës me urdhëresë të gjykatës ka arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese të Burgut në Dubravë, transmeton Llapi.info
“Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese të Burgut në Dubravë”, ka njoftuar PK./Llapi.info