Më parë ka përfunduar takimi mes Ambasadorit të SHBA-së, Philipp Kosnett, Kryeminstrit Ramush Haraidnaj dhe Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Pas takimit nuk ka pasur deklarim të asnjërit para medieve, por është tash Veseli, që është deklaruar përmes Facebook.
“Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj sot patëm një takim tejet konstruktiv dhe diskutuam për sfidat që na presin gjatë këtij viti. Ne do të punojmë bashkë që vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, të jenë në interes të qytetarëve tanë dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
“Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë”.