Përforcimi i radhës tek Llapi në këtë afat kalimtar është sulmuesi i krahut të majtë i cili luan edhe si qendërsulmues, Remzifaik Selmani.
Lojtari te Llapi ka ardhur si huazim nga Shkëndija, kjo falë bashkëpunimit të shëndosh mes të dy klubeve.
“Me këtë rast falënderojmë klubin e Shkëndijës për bashkëpunimin që Remzifaik Selmani të jetë futbollist i yni në pjesën pranverore”.
“Remzifaik Selmani, 21 vjeç, i gjatë 1.80m dhe i lindur më 05.05.1997 në Tetovë”.
“Luan si sulmues i krahut të majtë dhe si qendërsulmues”.
“Më parë ai ishte pjesë e Renovës, Ujpestit të Hungarisë dhe së fundmi Shkëndijës. Po ashtu ai më parë ka qenë edhe reprezentues i Përfaqësueses së Maqedonisë U19 dhe U21”.
“Remzifaik Selmani menjëherë pas prezantimit në Durrës ku skuadra do kryej fazën përgatitore është bashkuar me grupin e futbollistëve dhe nga nesër do filloj përgatitjet me KF Llapin”, thuhet në njoftimin e klubit llapjanas.
Llapi është në vendin e tretë në Superligën e Kosovës me 35 pikë të tubuara, pesë më pak se lideri Prishtina./Llapi.info