Foto Ilustrim

Në sheshin “Adem Jashari” të Skënderajt raportohet se pas një zënke verbale mes dy grupeve rivale janë sulmuar dhe janë rrahur dy persona nga tre të dyshuar meshkuj të panjohur, të cilët janë në arrati.

Sipas policisë, si pasojë e rrahjes dhe lëndimeve, dy viktimat pas trajtimit fillestar në qendrën shëndetësore në Skenderaj u dërguan për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës ndërsa më pas edhe në QKUK.