Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Siboc, raporton Llapi.info

Sipas pamjeve të siguruara, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një furgon.

Në këtë aksident, përveç dëmeve të vogla materiale, nuk ka persona të lënduar.

Ndryshe, reshjet e vazhdueshme të borës kanë bërë që të rritet dukshëm numri i aksidenteve në vend, derisa Policia ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes dhe të përdorin pajisjet dimërore./Llapi.info