Një person është arrestuar nga Policia ne Merdare, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke tentuar që dy të mitur t’i dërgojë ilegalisht në shtetet perëndimore, transmeton Llapi.info
Sic njofton Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është hasur në flagrancë duke tentuar që dy persona të mitur shtetas të Republikës së Kosovës, t’i dërgojë ilegalisht në shtete perëndimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Llapi.info