Një rast tentim vjedhje ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info
Llapi.info mëson se disa persona kanë tentuar të vjedhin në Bankën Private të Biznesit.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi. Sipas tij, në këtë tentativë nuk është vjedhur asgjë.
“Në orën 04: 20 është njoftuar stacioni policor për një incident në një bankë rreth orës 02:00 në rrugën “Zahir Pajaziti”. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, prezent ka qenë edhe zyrtarizimi i bankës edhe është konstatu se nuk është vjedhur asgjë nga banka, përjashtimisht se është dëmtuar dera e bankës. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është cilësuar si ‘vjedhje e rëndë në tentativë’”, ka thënë Bislimi./Llapi.info