Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera:

Prishtinë 11 cm

Pejë 16 cm

Podujevë 34 cm

Mitrovicë 13 cm

Ferizaj 24 cm

Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm.