Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim grabitjen në një bankë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info

“Pas aktivizimit të alarmit në nje bankë, kanë reaguar menjhere njësitet policore dhe në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se dera e hyrjes në bankë është e hapur me forcë.

Me këtë rast është kontaktuar menaxheri i bankës në Podujevë, i cili ka deklaruar se përveç dëmit, nuk është vjedhur asgjë nga banka. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, ka njoftuar PK.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime./Llapi.info