Shoqata e Transportuesve të Llapit brenda disa ditëve pritet të hyjë në grevë.

Në mbledhjen e mbajtur së fundmi, këshilli ka vendosur që më datën 18 shkurt të hynë në grevë, shkruan Indeksonline.

Të njëjtit deri në këtë kohë kanë kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa për largimin e taksive ilegale, të cilët po ndërhyjnë në procesin e punës së tyre.

Kujtojmë faktin se problemin e njëjtë me taksitë ilegale, transportuesit e kësaj anë e kanë tash e sa kohë dhe se vazhdimisht kanë bërë kërkesa të ndërmarrën masa.