Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dobratin të Podujevës derisa njësitet policore kanë arrestuar një person me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, rreth 12-13 persona kanë bllokuar rrugën, raporton Llapi.info
Sipas PK-së, personat që kanë bllokuar rrugën, kanë tentuar që t’i hapin dyert e veturës zyrtare, me qëllim të lirimit të personit të arrestuar, por nuk kanë arritur dhe i arrestuari-kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Njësitet policore pasi kishin arrestuar një person në bazë të urdhëresës së gjykatës, rreth 12-13 persona kanë bllokuar rrugën dhe i kanë penguar zyrtarët policorë, duke tentuar që t’i hapin dyert e veturës zyrtare, me qëllim të lirimit të personit të arrestuar, por nuk kanë arritur dhe i arrestuari-kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit. Njëri nga të dyshuarit mashkull K/Shqiptar ka kanosur njërin nga zyrtarët policorë. Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info