Me rastin e 22-vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahi dhe Edomond Hoxha, deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu ka bërë homazhe te shtatoret e tyre, njofton Llapi.info

Në një postim në Facebook, Rekaliu ka thënë se me veprat e heronjve do të frymëzohen të gjithë shqiptarët.


“Sot nderova frymëzuesin, ideatorin e strategun e goditjes së menqur të regjimit pushtues në Kosovë. Me Zahirin e fjalëve të pakta e të punëve të mëdha, e në këtë drejtim edhe me bashkëluftëtarët Edmond Hoxhën, Hakif Zejnullahun e Ilir Konushevci, do të frymëzohemi e do të ndjehemi krenar, Llapi, Kosova dhe anë e kënd shqiptarët kudo që jetojnë.
Lavdi e përjetshme këtyre personaliteteve të lëvizjes kombëtare”, ka shkruar Rekaliu./Llapi.info