Organizata “Humanity First”, nga Gjermania ka zgjedhur Shkollën Fillore ‘Pavarësia’ në Siboc të Podujevës të investojë në projektin për ndriçimin e objektit shkollor, njofton Llapi.info
Përveç ndriçimit, kjo organizatë ka financuar edhe lyerjen e muraleve të kësaj shkolle. Financimin e këtij projekti nga Gjermania e ka përkrahur edhe drejtori i kësaj shkolle, Nysret Ismajli.
Përderisa greva është mbajtur, në këtë institucion është punuar në rregullimin e ndriçimit dhe ngjyrosjen e muraleve./Llapi.info