Nismëtari i çlirimit e lirisë së Kosovës Zahir Pajaziti, duhet të ketë shtatoren në kryeqytetin e kombit shqiptarë, Tiranë, ngase Zahiri nuk ishte vetëm i Kosovës por i krejt shqiptarisë.
Do të bëjmë kerkesën për ta rikthyer Zahirin në bronz, krah figurave tjera kombëtare si:
Skënderbeu,
Hasan Prishtina,
Adem Jasharit e heronjëve tjerë.
Kërkesa do të bëhet bashkarisht me autorin e emisioneve Gjurmë Shqiptare në Top Channel, Marin Memen.
Kërkesa do t’i dorëzohet kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrisë së Kulturës.
Vlerësojmë se kontributi i Zahir Pajazitit për çlirim e bashkim kombëtar ishte një kontribut i jashtëzakonshëm, dhe i pandalshëm që nga rinija e tij e hershme e deri në momentet e fundit të jetës së tij.
Zahiri është një ikonë e cila krahas një vendi meritorë që duhet ta ketë në historinë kombëtare, ai meriton një vend edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.