Shkrirja e borës ka bërë që në rrugët e qendrës të kthehet lloçi nga punimet e fundit të bëra pak muaj më parë, shkruan Llapi.info
Zgjerimi i rrugës “Zahir Pajaziti” dhe rregullimi i kanalizimit fekal në kuadër të sheshit, nga balta e shumtë në rrugët e qendrës ka vështirësi qarkullimi për këmbësorë e po ashtu edhe për vetura. Për të evituar atë, qytetarët detyrohen ta kalojnë rrugë të destinuar për automjete, gjë që po paraqet rrezik për ta.
Ndryshe, për këto punime kritika kanë dhënë këshilltarët opozitarë të, pasi që sipas tyre, këto punime është dashur të kryhen kohë më parë, dhe jo në kohë kur ka të reshura atmosferike. Sipas tyre, rruga e qendrës “Zahir Pajaziti”, nuk është dashur të prishet në dyja anët përnjëherë.
Kujtojmë, qytetarët po ashtu janë ankuar edhe për gropa të shumta në rrugët e qendrës./Llapi.info