Me rezultat 5 me 1 ka përfunduar ndeshja mes KF. “Llapi” dhe KF. “Kosova (P)”. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”.

Ekipi i Kosova Prishtinës ishin të parët të cilët në minutën e 5-të të ndeshjes kaluan në epërsi me golin e Egzon Kryeziut.

Epërisa nuk u zgjati shumë, sepse në minutën e 6-të futbollisti i KF. “Llapi” Edon Zeqiri” barazoi rezultatin në 1 me 1.

Golën e dytë për ekipin llapjan e shënoi Meriton Mehmeti nga një penalti në minutën e 32-të.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 2 me 1 për KF. “Llapi”.

Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes pati gola. Edon Zeqiri në minutën e 53-të shënoi golin e tij të dytë për ta sjell rezultatin në 3 me 1, derisa, në minutën e 69-të shënoi Edon Zeka dhe në minutën e 73-të shënoi golin e tij të tretë Edon Zeqiri, për ta krijuar kështu epërsin prej 5 me 1 për ekipin llapjan.

Ndeshja u zhvillua për pikë në kuadër të Ligës së Parë të Federatës së Futbollit të Kosovës, me çka KF. “Llapi” ngriti kupën e kampionit për vitin 2014 / 2015.

Në këto video mund ti shihni disa nga golat e shënuara në këtë ndeshje. /Llapi.info